Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestë në Teksas në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
28 September 2026 - 9:31

Komuniteti shqiptar në Teksas pritet të zhvillojë sot një protestë në Austin, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas njoftimit për protestën, tubimi do të mbahet në orën 13:00, pranë ndërtesës së Kapitolit të Teksasit në Austin.

Organizatorët e kanë paraqitur aktivitetin si një protestë për drejtësi, gjykim të drejtë dhe në kundërshtim me atë që e konsiderojnë si ndjekje politike ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Protesta vjen pas aktgjykimit të 16 shtatorit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjykata i dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Veselin me 18 vjet, ndërsa Selimin me 13 vjet, gjithsej 81 vjet burgim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
28 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.