
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia ka zhvilluar mëngjesin e së hënës një operacion policor në fshatin Isniq, në komunën e Deçanit.
Sipas njoftimit, si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar dy persona, të dyshuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
“Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar: 7 bimë narktotike të kultivuara; 28.6 gramë substancë naroktike të llojit marihuanë dhe pajisje të tjera, të cilat dyshohet se janë përdorur për përpunimin e substancave”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e angazhuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me narkoktikët, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve dhe interesit publik.