Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mihali shkruan për situatën e Presidentit: Kushtetuesja s’e nxori aktgjykimin, askush s’e di si vijohet më tej

Gazeta10
28 September 2026 - 17:55

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, e sheh të komplikuar situatën me afatin për zgjedhjen e Presidentit dhe situatën e krijuar edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mihali tha se kanë mbetur edhe shtatë ditë nga afati për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa ka paralajmëruar se në rast se Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin, vendi do të shkojë në zgjedhje në nëntor.

“Kanë mbetur edhe vetëm 7 ditë nga afati për zgjedhjen e Presidentit. Nëse Kuvendi nuk e zgjedh zgjedhjet mbahen në fillim apo mes të nëntorit”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Sipas saj, pa e nxjerrë Kushtetuesja aktgjykimin, nuk dihet rruga tutje.

“Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka nxjerrë Aktgjykimin dhe askush nuk e di se si vijohet më tej”, shkroi ajo.

“Kështu e ka pamjen joserioziteti edhe për llojin e vendimit që morrën, edhe për vonesën e nxjerrjes së Aktgjykimit dhe për ata që e dërguan dhe për ata që e nuk duan të votojnë për Presidentin. Edhe për ata që shkojnë në Kuvend e fotografohen dhe bëjnë sikur duan të fillojnë nga puna”, shtoi Mihali.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.