Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deliu i kërkon Gërvallës procedimin e Projektligjit për Specialen: Mos e zvarrit, sille ligjin

Gazeta10
28 September 2026 - 18:00

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deliu shkroi në një postim në Facebook se 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga të gjitha partitë politike, janë bashkuar përmes votës së tyre në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të saj në Hagë.

Ajo i ka kërkuar Gërvallës që të mos e zvarrisë Projektligjin dhe ta procedojë atë në Qeveri, në mënyrë që të dërgohet në Kuvend për votim.

Postimi i plotë:

Donikë, i ke 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga të gjitha partitë politike, që me votën e tyre të lirë dhe unanime janë bashkuar në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të saj në Hagë, me mjetet juridike, politike, institucionale dhe financiare që ka në dispozicion shteti.

Mos e zvarrit Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kuvendi dhe deputetët e bënë pjesën e tyre. E dëshmuan vullnetin politik me votë. Bëje edhe ti pjesën tënde si Ministre e Drejtësisë: procedoje Projektligjin në Qeveri, që ai të vijë menjëherë në Kuvend për votim.

Deklarata është zotim. Ligji është veprim.

Dhe udhëheqësit tanë të luftës e të paqes kanë nevojë për veprime konkrete.

Mos e ndal këtë proces. Mos e blloko iniciativën. Mos ia pamundëso Kuvendit që të vendosë me votë për këtë Projektligj.

Nëse vendi shkon në zgjedhje pa iu dhënë Kuvendit mundësia për ta votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë.

Votimi i këtij ligji do ta hapte rrugën edhe për proceset e tjera politike. Këtë duhet ta dish.

Sille ligjin, Donikë!

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.