Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri hungarez Magyar dyshohet për vjedhje telefoni, Parlamenti ia heq imunitetin

Gazeta10
28 September 2026 - 18:04

Parlamenti i Hungarisë votoi të hënën për heqjen e imunitetit parlamentar të 3 deputetëve, përfshirë kryeministrin Péter Magyar. Vendimi u mor pas kërkesave të prokurorëve për të vazhduar hetimet penale ndaj tyre.

Magyar dyshohet për vjedhje të shkallës së lehtë. Ai, sipas prokurorëve, gjatë një përplasjeje në një klub nate në qershor 2024, ai mori telefonin e një burri dhe e hodhi në lumin Danub.

Para votimit, Magyar u kërkoi deputetëve t’ia hiqnin imunitetin. Ai mohoi të kishte kryer vepër penale dhe e cilësoi hetimin fushatë politike kundër tij.

“E shohim qartë se nga çfarë po përpiqen ta largojnë vëmendjen. Për shembull, nga fakti se e njëjta prokurori mbylli sytë ndërsa ky vend vidhej për 10 deri në 15 vjet”, tha Magyar, transmeton AP.

Deputetët ia hoqën imunitetin edhe 2 ish-ministrave të qeverisë së Viktor Orbánit. Ata hetohen në raste të ndara për keqmenaxhim të fondeve publike dhe dyshime për marrje ryshfeti.

Sipas dyshimeve të përmendura në hetime, njëri rast lidhet me 17,3 miliardë forinta (rreth 53,6 milionë dollar), ndërsa tjetri me mbi 12 miliardë forinta (rreth 37,2 milionë dollar.

Heqja e imunitetit u mundëson prokurorëve të vazhdojnë hetimet; ajo nuk përbën shpallje fajësie.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.