
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati ka shkuan në Shtabin e KFOR-it, ku është takuar me komandantin e këtij misioni të NATO-s, Ozkan Ulutash.
KFOR-i njoftoi se në takim u diskutua për situatën e sigurisë në rajon.
“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, mirëpriti znj. Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë. Takimi i dha mundësi Komandantit të diskutonte për situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa mandati i tij si Komandant i KFOR-it po i afrohet përfundimit në mesin e tetorit, gjeneralmajor Ulutash shprehu mirënjohjen e tij ndaj znj. Anu Prattipati për mbështetjen dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm, si dhe vlerësimin e tij për kontributin afatgjatë dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.