Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia arreston hajnat e pyllit në Mitrovicë

Gazeta10
29 September 2026 - 10:13

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të drunjve në pyll, në fshatin Selac të Mitrovicës së Jugut.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të drunjve në pyll, në fshatin Selac të Mitrovicës së Jugut.

Rasti ka ndodhur më 28 shtator 2026, rreth orës 00:35, pasi Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë kishte pranuar informatë se disa persona po vidhnin dru në një zonë pyjore në fshatin Selac.

“Policia në Stacionin policor Jugu Mitrovicë me datën 28 shtator 2026, rreth orës 00:35 kishte pranuar informatën se në fshatin Selac disa persona janë duke vjedhur drunjë në pyll. Njësia policor ka hasur në dy persona me një kamion me drunjë. Të dy personat e dyshuar janë shoqëruar ne stacionin policor, ku dhe është njoftuar Agjencioni i pylltarisë, të cilët i kanë konfiskuar drunjtë e vjedhur dhe janë dërguar në objektet e agjensionot për konfiksim.

Të dyshuarit pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ,,Vjedhje e pyllit’’.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.