Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump: Askush nuk më falënderon që nuk e marr pagën si president i SHBA-së

Gazeta10
30 September 2026 - 8:10

Donald Trump ka deklaruar se nuk e merr pagën si president i Shteteve të Bashkuara dhe se, sipas tij, nuk merr as falënderime për këtë.

“Unë nuk e marr pagën time. A më falënderojnë për këtë? Askush. Askush nuk thotë: ‘Faleminderit shumë, zotëri’”, ka thënë ai.

Më pas, presidenti amerikan ka shtuar me ironi: “Oh Zot, oh Zot”.

Trump ka deklaruar edhe më herët se nuk e pranon pagën presidenciale, ndonëse ligji amerikan përcakton që presidenti merr një pagë vjetore prej 400 mijë dollarësh.

Sipas Forbes, në shtator 2026 pasuria neto e Donald Trump vlerësohet në rreth 6.9 miliardë dollarë.

Ai zotëron gjithashtu fusha golfi, prona luksoze, një kantinë vere dhe avionin Boeing 757 të njohur si “Trump Force One”.

Forbes e rendit aktualisht rreth vendit të 586-të ndër njerëzit më të pasur në botë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.