Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dita e 15-të e protestës, Çlirim Haziri: S’kemi me u ndalë deri në realizimin e kërkesave tona!

Gazeta10
30 September 2026 - 9:21

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, i cili njëherazi është djali i dëshmorit Xhavit Haziri, ka folur për tubimin e qytetarëve që 15 net rresht në zemër të Prishtinës, për të kundërshtuar vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai tha se është një emocion kur shënon ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu”, duke theksuar se të gjithë qytetarët ndihen të bashkuar, pasi sipas tij, të gjithë janë të goditur nga dënimi i çlirimtarëve.

“Përmes kësaj proteste, mendoj që bashkërisht me të rinjtë e Kosovës, me të gjithë qytetarët që vinë prej qyteteve të ndryshme në sheshin ‘Skënderbeu’ tash e 15 ditë, pra sot është dita e 15-të që jemi në shesh, po tentojmë të shprehim pakënaqësinë dhe qëndrimet tona rreth një vendimi që e nuk është marrë duke u bazuar në prova dhe fakte, por është një vendim i diktuar dhe realisht për Kosovën është e papranueshme që në emër të drejtësisë të veprohet me një padrejtësi të tillë, kështu që përmes kësaj proteste, të bashkuar që 15 ditë, i shprehim qëndrimet tonë, kërkesat tona, dhe do të vazhdojmë kështu deri në realizmin e tyre”, tha Haziri.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.