Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Arrestohen 4 persona pasi rrahën shkaktarin e aksidentit të trafikut

Gazeta10
07 Nëntor 2022 - 9:59

Sipas raportit 24 orësh policor, janë arrestuar 3 meshkuj kosovar dhe një shtetas maqedonas pasi rrahën një tjetër pasi kishte shkaktuar aksidentin rrugor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta10.

Sipas njoftimit, viktima ka marrur lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të  dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.11.2022 – 17:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i maqedonisë së veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të  dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.