Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nën emocione, Haradinaj tregon takimin me Ajshen, nënen e Jusuf Gërvallës

Gazeta10
30 September 2026 - 23:39

Ramush Haradinaj, ka rrëfyer gjatë  intervistes në Kanal 10 një takim me nënën e veprimtarit Jusuf Gërvalla, Ajshen.

Haradinaj tha se takimi kishte ndodhur në kohën kur ishte krijuar brigada që udhëhiqej nga vëllai i tij, Daut Haradinaj. Ai tregoi se gjatë takimit, nëna e Jusuf Gërvallës i kishte shprehur mirënjohje për luftën dhe hakmarrjen për djalin e saj.

“Ma jep dorën ta puthi gishtin që po merr hak për Jusufin”, citoi Haradinaj fjalët e Ajshes Gërvalla.

Haradinaj theksoi se familja e tij dhe familja Gërvalla njiheshin edhe më herët, duke përmendur lidhjet dhe kontaktet e hershme mes dy familjeve.

“Ne e njohim këtë familje edhe më herët, kemi pasur lidhje të gjata”, rrëfeu Haradinaj gjatë intervistës.

Rrëfimi i Haradinajt vjen si pjesë e kujtimeve të tij për periudhën e luftës dhe raportet që familja e tij kishte me familje të njohura të historisë së rezistencës shqiptare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.