Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

29 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

Gazeta10
01 October 2026 - 7:55

Sot mbushen 29 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, prej nga ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Sllobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.
Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.