
Avokati Taulant Hodaj ka deklaruar se nga ajo që kemi parë deri tash që nga themelimi i Gjykatës Speciale nuk ka pasur përgatitje të duhura, sikurse edhe këto 5 vjetët e fundit nuk ka pasur përgatitje dhe strategji të duhur institucionale.
Ai komentet i bëri në POLITIKO në Kanal 10.
“Nëse mendohet me zhba Gjykatën Speciale, kjo është hajgare sepse nuk bëhet, dhe nëse dojmë me i ndihmu ata njerëz atje, duhet me ndryshu qasje”, tha ai mes tjerash, duke shtuar se situata në cilën jemi është e vështirë ngase për inati të njëra-tjetrës partitë po e dëmtojnë njëra-tjetrin.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10