
Gazetari dhe analisti politik Fidan Rama, i ftuar në emisionin “Politiko”, ka komentuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës ndaj çështjes së projektligjit për Specialen
Rama tha se, deri më tani, nuk sheh veprime të tjera përveç atyre që, sipas tij, kanë karakter elektoral nga të dy subjektet politike.
“Deri më tash unë nuk shoh asgjë tjetër përveç veprimeve elektorale nga dy subjektet politike, VV dhe PDK”, u shpreh Rama.
Sipas tij, PDK-ja e ka kuptuar se VV-ja nuk e ka në plan ta çojë përpara çështjen e ligjit, duke vlerësuar se kjo tashmë është evidente.
“PDK-ja e ka kuptu që VV-ja nuk e ka në plan t’i çojë përpara çështjen e ligjit, sepse kjo është evidente dhe VV-ja nuk shkon tutje. Ajo ka fillu ta lidhë në veprim elektoral këtë pikë”, tha Rama.
Ai e cilësoi këtë situatë si fatkeqësi, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje që lidhet me një vendim të vështirë në Hagë.
“Por kjo është fatkeqësi në këtë pjesë, sepse këtu një vendim shumë të vështirë në Hagë bëje lajm”, deklaroi Rama.