Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pse, ata në Hagë qenkan veç të PDK-së a”, debat mes Ramës dhe Korqës

Gazeta10
01 October 2026 - 21:36

Panelistët Fidan Rama dhe Burim Korqa  janë përplasur në Politiko lidhur me situatën politike në vend dhe qëndrimet për Gjykatën Speciale.

Duke folur për gjendjen aktuale politike, Rama tha se nuk pret një zgjidhje të shpejtë.

“Nuk pres zgjidhje”, deklaroi Rama.

Në anën tjetër, Korqa iu referua një deklarate të Përparim Grudës inpër mundësinë e shkuarjes në zgjedhje dhe ndikimin që mund të ketë kjo te votuesit.

“Përparim Gruda  thotë, nëse shkojmë në zgjedhje, e shohin se një votë për PDK-në është një ndihmesë për ata në Hagë. Pse ata në Hagë, a veç të PDK-së s’kokan, a cila është arsyeja?”, tha Korqa

Rama kundërshtoi këtë interpretim, duke iu drejtuar Korqës se, sipas tij, po gabon në këtë pikë.

“Burim, mendoj se e ki gabim. Bedri Hamza, në takimin e 17 shtatorit në zyrën e Kurtit, e ka njoftu për herë të parë që kanë me procedu një ligj për Gjykatën Speciale”, deklaroi Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.