Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Publikimi i videove intime, kompozitori Adrian Hila në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, po merret në pyetje nga ora 20:00

Gazeta10
01 October 2026 - 22:07

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur këtë mbrëmje pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje prej orës 20:00, pas publikimit dhe shpërndarjes së videove seksuale me disa personazhe publike.

Ndaj tij ishte lëshuar më herët një fletëthirrje për t’u paraqitur pranë institucioneve, pas publikimit të videove intime të filmuara në studion e tij muzikore.

Më herët, ai kishte deklaruar se ishte i shokuar nga rrjedhja e videove online, teksa pretendon se edhe vetë është viktimë e kësaj situate./TCH

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.