
Ka përfunduar pas më shumë se dy orë takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Hamza në këtë takim ishte i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.
Në fokus të takimit ishte çështja e projektligjit për Gjykatën Speciale, për të cilën Hamza kishte kërkuar përgjigje nga kryeministri Kurti, si dhe çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Megjithatë, pas takimit nuk është arritur ende një zgjidhje për çështjen e Presidentit.
Pas përfundimit të takimit, priten deklarimet e palëve për të mësuar më shumë rreth diskutimeve dhe qëndrimeve të shprehura gjatë takimit.