Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prej -1 mëngjeseve deri në 25 gradë gjatë ditës, IHMK nxjerr parashikimin e motit për javën e ardhshme

Gazeta10
04 October 2026 - 23:21

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 5–9 tetor në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, me maksimalet që do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius, ndërsa në orët e mëngjesit temperaturat do të jenë të ulëta dhe në disa zona mund të zbresin edhe nën zero.

Të hënën dhe të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 25 gradë.

Të mërkurën pritet dita më e ngrohtë, me temperatura deri në 26 gradë Celsius, ndërsa të enjten maksimalet do të arrijnë deri në 25 gradë.

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se temperaturat e ulëta të mëngjesit mund të shkaktojnë ndjesi të theksuar freskie dhe paraqesin rrezik të lehtë për kulturat më të ndjeshme ndaj të ftohtit.

Ndryshimi i motit pritet të nisë të premten, kur do të shtohen vranësirat dhe do të krijohen kushte për riga shiu gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalet nga 21 deri në 24 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike gjatë pjesës më të madhe të javës do të jenë të mira dhe të favorshme për shumicën e kategorive të popullsisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.