Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: PDK nuk largohet nga Kuvendi pa u miratuar Ligji për Specialen

Gazeta10
05 October 2026 - 16:44

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të largohen nga Kuvendi pa u miratuar në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk largohet nga salla, nuk largohet nga Kuvendi pa miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Dhomat e Specializuara”.

“Ky nuk është ligj i PDK-së, as për PDK-në. Ky është një ligj i cili duhet të na bashkojë, është ligj për historinë, për të sotmen dhe për të ardhmen e Kosovës”.

“Nuk është ligj për kompromis, as për koncesion, është ligj për ne, për secilin prej nesh që jemi deputetë, duhet të jetë detyrim”, ka deklaruar Çitaku.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.