
Kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i PDK-së, Bedri Hamza janë takuar në Kuvend për të arritur një marrëveshje që të miratohet Ligji për Specialen në lexim të dytë, sikurse edhe të arrihet edhe një pajtim për zgjedhjen e Presidentit.
Gazetari i Kanal 10, Zeqir Hasani i cili po përcjell ngjarjet nga Kuvendi, ka njoftuar se ky takim tashmë ka filluar.
E s0t deputetët e Kuvendit kanë miratuar në parim Ligjin për Dhomat e Specializuara, derisa PDK po kërkon që sot të miratohet Ligji edhe në lexim të dytë që të bëhet i plotfuqishëm, derisa VV-ja po kërkon që deri nesër kur është afati i fundit të zgjidhet edhe Presidenti i ri.
Derisa presioni për deputetët është rritur edhe jashtë Kuvendit, ku protestuesit po kërkojnë me çdo kusht që miratohet Ligji edhe në leximin e dytë për Gjykatën Speciale, në të kundërtën ata nuk po lejojnë deputetët dhe asnjë zyrtar qeveritarë që të dalin jashtë Kuvendit./GAZETA10