
Gazetari i Kanal 10, Zeqir Hasani ka njoftuar se nuk ka marrëveshje në takimin Kurti-Hamza.
Ai lajmin e ka konfirmuar në një lidhje direkt në GAZETA në Kanal 10.
Sipas tij, gjithnjë sipas burimeve jo-zyrtare që ka Kanal 10 brenda takimit, aty nuk është arritur ndonjë marrëveshje, dhe mënjeherë pas takimit, kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka mbledhur Grupin Parlamentar të PDK-së dhe ende nuk ka ndonjë komunikim se çka po diskutohet aty dhe se si do të veprohet tutje.
E siç dihet nesër është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit, në të kundertën vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10