
Profesori Bekim Sejdiu, i cili ishte kandidat për President, ka bërë të ditur se për vendimin për tërheqje të kandidaturës së tij e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti, si dhe kreun e LDK’së për t’ia konfirmuar këtë qëndrim.
“Unë i kam njoftuar, kam qenë në komunikim me krerët e LDK-së edhe i kam njoftuar së fundi edhe krerët e LDK-së edhe kryeministrin Kurti që unë nuk jam pjesë e këtij procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës”.
Në konferencën e sotme, Kurti shpalosi një ofertë për Partinë Demokratike të Kosovës që nëse i siguron votat e nevojshme për zgjedhjen e Sejdiut President, do ta votonte Ligjin për Specialen edhe në lexim të dytë.
“Unë kam hy me idenë kur kam hy në fillim të shtatorit, me motivin e vetëm që me dal prej një ngërçi, por nuk u realizua sepse nuk u bënë votat edhe rrjedhimisht unë kam bërë një herë tërheqje publike edhe tash normalisht emrin me ma përmend s’mundem me ia ndalu askujt. Edhe e di që e bëjnë me qëllimin më të mirë të mundshëm, e di që kanë besim në mua, por unë i kam informuar që unë jam i tërhequr nga kjo garë”, ka deklaruar Sejdiu për Infokusin.