Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arian Tahiri: Është nder për Kosovën që ta ketë Justina Shiroka-Pulën për Presidente

Gazeta10
07 October 2026 - 21:21

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka folur për kandidaturën e Justina Shiroka-Pulës për presidente të Kosovës.

Tahiri tha se Shiroka-Pula është propozuar nga deputetë të PDK-së dhe se ajo e ka pranuar këtë përgjegjësi me dëshirë, përgjegjësi dhe respekt.

“Është kërkuar që me pranu dhe e ka pranuar me dëshirë, me përgjegjësi, me respekt”, deklaroi Tahiri.

Ai e vlerësoi Shiroka-Pulën për bagazhin e saj akademik dhe politik, duke përmendur edhe angazhimin e saj të mëparshëm si ministre në Qeverinë Thaçi dhe deputete e PDK-së.

“Është nder për shtetin e Kosovës ta ketë presidente. Është profil bipartiak dhe emri i saj e ka gjetur mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Tahiri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.