Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kush ishte mbi nivelin e presidentëve të tjerë? Ja çfarë thotë Matoshi

Gazeta10
07 October 2026 - 22:01

Analisti Halil Matoshi, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka folur për presidenten Justina Shiroka-Pula, duke vlerësuar figurën e saj publike dhe profesionale.

Matoshi ka thënë se Shiroka-Pula është një figurë me përvojë akademike dhe politike, duke theksuar se ajo ka shërbyer edhe në pozitën e ministres.

“Zonja Shiroka-Pula është mbi nivelin e të gjithë presidentëve. Është akademike, ka qenë ministre dhe është një qytetare e edukuar mirë”, ka deklaruar Matoshi.

Ai ka vlerësuar gjithashtu figurën e saj, duke e përshkruar si një person që, sipas tij, nuk është përfshirë në afera korruptive.

Matoshi ka theksuar se përvoja dhe profili i Shiroka-Pulës mund të jenë elemente të rëndësishme në ushtrimin e detyrës së presidentes./gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.