Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fidan Rama: LDK për herë të parë është në gjendjen më të rëndë që nga paslufta

Gazeta10
07 October 2026 - 22:08

Analisti politik dhe gazetari Fidan Rama, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe pozicionin e partive opozitare.

Rama tha se PDK-ja, sipas tij, ka arritur të përfitojë politikisht nga dy kauza që i ka ndjekur gjatë kësaj periudhe, ndërsa vlerësoi se LDK-ja ndodhet në një situatë të vështirë politike.

“Pas 16 shatorit dhe çështjes për presidentin, dy kauza që PDK-ja i ka ndjekë në këtë drejtim janë fituese absolute të këtij subjekti, gjë që i ka mungu opozitës në këto gjashtë vite”, deklaroi Rama.

Ai më pas u ndal te LDK-ja, duke thënë se kjo parti, sipas analizës së tij, po përballet me gjendjen më të rëndë politike që nga themelimi.

“Dhe e fundit, shkurt, të humbëse, pashmangshëm, që LDK-ja është, besoj, në gjendjen më të rëndë që ka qenë ndonjëherë si subjekt politik që nga themelimi saj”, tha Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.