Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla i reagon Ramës për NPB-në: Duhet të tregojë pse përfaqësuesi ligjor i Komunës mungoi në seancë

Gazeta10
08 October 2026 - 13:05

Kryesuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me situatën në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) dhe kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Supreme për shqyrtimin me prioritet të rastit.

Rama sot ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Supreme për rastin e NPB-së, duke thënë se çështja është adresuar në gjykatë që nga fillimi i qeverisjes së tij. Ai ka pretenduar se një vendim i marrë para mandatit të tij është i paligjshëm dhe ka rrezikuar ndërmarrjen.Ne nuk e kemi krijuar këtë problem. Kemi vepruar për ta ndalur. Tani kërkojmë vendim, mbrojtje të ndërmarrjes dhe llogaridhënie”, ka shkruar Rama.

Pas këtij postimi, Sveçla ka thënë se Rama duhet të japë sqarime edhe për rolin e Komunës në procesin gjyqësor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.