Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SHKK thotë se kanë parandaluar futjen e një pakoje me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës

Gazeta10
10 October 2026 - 11:08

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ajo pako u gjet rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë.

“Zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit, për të cilën dyshohet se është hedhur nga jashtë. Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë”.

SHKK tha se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës për trajtim të mëtejshëm sipas procedurave përkatëse.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të zbatojë kontrolle të rregullta dhe masa të sigurisë për të parandaluar futjen e kontrabandës dhe për të garantuar sigurinë në institucionet korrektuese”, tha ky institucion

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.