Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Sisteme të fuqishme raketore amerikane kanë mbërritur në Ukrainë

Gazeta10
07 November 2022 - 18:31

Ukraina mori sistemet e para kundërajrore NASAMS që do të “forcojnë ndjeshëm” forcat e saj të armatosura, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha muajin e kaluar se SHBA po përshpejtonte shpërndarjen e sistemit të sofistikuar pas sulmeve shkatërruese raketore nga Rusia.

“Shiko çfarë ka këtu! Sistemet raketore NASAMS dhe Aspide kanë mbërritur në Ukrainë!”, shkroi Reznikov në aplikacionin Telegram, duke falënderuar Norvegjinë, Spanjën dhe SHBA-në.

Presidenti Volodymyr Zelensky javën e kaluar u kërkoi liderëve të G7-së ndihmë me sistemet antiraketë pas një vale sulmesh ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

“Ne duhet të sigurojmë mbrojtjen e plotë të qiellit të Ukrainës dhe për ta arritur këtë do të bëjmë gjithçka të mundshme dhe të pamundur”, tha Zelensky të shtunën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.