Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump: Putin dëshiron marrëveshje paqeje, tani duhet të bindim Zelenskyn

Gazeta10
13 October 2026 - 7:59

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Vladimir Putin dëshiron të arrijë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa theksoi se tashmë duhet bindur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje më shumë se Zelensky”, u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës mbeten në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se Rusia ka goditur një ndërtesë të lartë banimi në Kiev me një dron të tipit Shahed, duke shkaktuar dy viktima.

“Rusët vazhdojnë fushatën e tyre të terrorit kundër popullit tonë, duke goditur ndërtesa banimi dhe duke shkaktuar viktima. Këtë mbrëmje, Rusia goditi një ndërtesë të lartë banimi në Kiev me një dron Shahed. Deri më tani raportohen dy viktima”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.