
Gani Geci është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.
Arrestimi vjen pas përplasjes së Gecit me gazetarin Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci lidhur me një postim kritik ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci.
Pak pasi u dha lajmi për arrestimin e Gecit, gazetari ka reaguar shkurt në Facebook, duke shkruar “E Verteta Gjithmone.”.