
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se e para e vendit ka treguar se Kosova është e përkushtuar për t’u garantuar mjedis të sigurt të gjithë qytetarëve të Kosovës, transmeton Gazeta10.
“Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropian.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta10