
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga homologu i saj turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Erdogan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur presidentes Shiroka Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.
Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula.
Në përfundim të letrës, presidenti turk i ka uruar Shiroka Pulës shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.
Njoftimi i plotë: