
Dritan Goxhaj, veteran i UÇK-së dhe protestues nga Tirana, ka folur në një lidhje direkte në emisionin “Politiko” në Kanal10 për praninë e flamurit të UÇK-së në protestat në Shqipëri.
Goxhaj tha se flamuri ka qenë i pranishëm që nga dita e parë e protestës, edhe gjatë kohës kur ajo ishte paqësore.
Ai theksoi se flamuri i UÇK-së përfaqëson simbolin e çlirimit dhe krenarisë kombëtare, ndërsa shtoi se shumë protestues kanë kundërshtuar largimin e tij nga protesta.
Sipas Goxhajt, sistemi politik që ka qeverisur Shqipërinë për 36 vjet është konsideruar nga protestuesit si një sistem pushtues.
Ai foli edhe për përplasjet e ditëve të fundit mes protestuesve dhe Policisë, të cilat, sipas tij, kanë qenë më të ashpra se në periudhën kur protesta zhvillohej në mënyrë paqësore.
Goxhaj theksoi se flamuri i UÇK-së është parë si simbol i çlirimit të kombit dhe i krenarisë kombëtare./Gazeta10