
Fidan Rama e ka quajtur përpjekje të mirë ftesës që kryeministri Albin Kurti u ka bërë sonte liderëve opozitar pas zhvillimeve të fundit në very të vendit.
Rama në Politiko tha se partitë opozitare duhet të qëndrojnë të bashkuara pasi është edhe përgjegjësi e opozitës së Kuvendit, shkruan Gazeta10.
“Komplet partitë opozitare do të duhej t’i përgjigjeshin pozitivisht ftesës së Kurtit sidomos pas deklarimeve zyrtare për herë të parë tëv kryeministrtit ku dha sinjale pozitive që plani franko-gjerman ka elemente të mira. Partitë politike duhet të jenë bashkë. Opozita e ka përgjegjësinë e saj. Përpjekje e mirë e Kurtit që po e bën në këtë drejtim”, tha Rama në Politiko. /Gazeta10