Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Wikoff, Vergori dhe Hoxha në pjesën veriore, vizitojnë KFOR’in dhe Policinë që po kryejnë patrullime atje

Gazeta10
15 October 2026 - 14:16

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), admirali George M. Wikoff, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë vizituar sot pjesën veriore të Kosovës.

Gjatë vizitës, ata kanë vëzhguar pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës duke kryer patrullime të përbashkëta në këtë pjesë të vendit.

Sipas njoftimit të KFOR-it, Wikoff dhe Vergori janë takuar gjithashtu me kryetarin e Zubin Potokut, Milosh Peroviq, me të cilin kanë diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në këtë komunë.

“KFOR-i vazhdon të vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale. Ai mbetet i përkushtuar për përmbushjen e misionit të tij me profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.