
Edhe në qytetin e Kukësit po zhvillohet protesta në kuadër të thirrjes për bojkotimin e mësimit dhe në shenjë solidariteti me protestuesit në Tiranë.
Pas përfundimit të mësimit, një grup gjimnazistësh kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke dëmtuar kosha mbeturinash, stola dhe tabela. Ata gjithashtu i kanë vënë zjarrin lulishtes përpara Bashkisë.
Sipas pamjeve, krahas thirrjeve, kanë hedhur edhe lëndë plasëse dhe tymuese.