
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka identifikuar përmes kamerave të sigurisë një shofer i cili po drejtonte veturën me targa që i përkisnin një automjeti tjetër, ndërsa regjistrimi i veturës së tij kishte skaduar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ndaj shoferit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe atij i janë shqiptuar dy gjoba.
Për përdorimin e targave që i përkisnin një automjeti tjetër, shoferi është gjobitur me 500 euro, ndërsa për drejtimin e veturës me regjistrim të skaduar i është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh.
Policia ka bërë të ditur se targat e përdorura janë sekuestruar.