
Protestat në Shqipëri po marrin përmasa më të gjera, ndërsa pakënaqësia e të rinjve lidhet me perspektivat e dobëta të punësimit, problemet në arsim dhe akuzat për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit.
Ky është raportimi që ka bërë Blick.ch në Zvicër, duke i dhënë fokus asaj se çka po ndodh realisht në shtetin shqiptar.Sipas analizës së mediumit zviceran, zemërimi i protestuesve, i cili fillimisht u shfaq edhe kundër ndërtimit të një resorti luksoz pranë lagunës së Nartës, ku jetojnë flamingot, tashmë është përqendruar edhe te qeveria shqiptare.
Projekti turistik lidhet me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa investitorët kanë përfituar status të veçantë nga autoritetet shqiptare.Sipas të dhënave të përmendura në artikull, afro 18 për qind e shqiptarëve nën moshën 29-vjeçare janë pa punë.
Historiani dhe eksperti i Ballkanit, Konrad Clewing, vlerëson se tregu i punës në Shqipëri ofron mundësi të kufizuara për personat pa arsim të lartë, ndërsa vendet e punës në industri janë të pakta.