Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut

Gazeta10
15 October 2026 - 19:16

Plani i Bordit të Paqes së presidentit amerikan Donald Trumpit për vendosjen e një force ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, sipas gazetës britanike The Guardian, po has në telashe. Sipas The Guardian Izraeli nuk po lejon nisjen e ndërtimit të një baze ushtarake ku do të qëndronin trupat ndërkombëtare, përfshirë ushtarë nga Kosova dhe Maroku.

Sipas raportimit të gazetës britanike The Guardian, baza e planifikuar do të shërbente për vendosjen e përkohshme të 150 ushtarëve ndërkombëtarë, si pjesë e një force më të gjerë prej 500 trupash nga Maroku dhe Kosova, të cilët tashmë janë dërguar në kuadër të këtij angazhimi.

Kontrata për ndërtimin e bazës iu dha në gusht kompanisë amerikane Arkel International, me seli në Luiziana. Megjithatë, dy muaj më vonë, punimet ende nuk kanë nisur, pasi Izraeli nuk po lejon hyrjen e kontraktuesve dhe kamionëve në Gaza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.