
Gazetarja dhe ekspertja e çështjeve të Ballkanit, Fatjona Mejdini ka folur për situatën dhe gjendjen e tensionuar me protestat në Shqipëri, ku sot ato kanë hyrë në ditën e tretë të tyre.
Ajo ka deklaruar se protestat janë bërë të dhunshme, ku kryesisht janë studentë, gjimnazist, por edhe tifo-grupe të futbollit, të cilët po kërkojnë që të largohet kryeministri Edi Rama.
“Kjo protestë është intensifikim i atij që është quajtur ‘revolucion i flamingove’, por kësaj radhe kemi studentët të cilët kanë vendosur që të jenë të dhunshëm, duke i kërkuar dorëheqjen kryeministrit Rama”, tha ajo mes tjerash në një lidhje direkte në GAZETA në Kanal 10.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10