Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mustafi për videon e sotme të Shaip Kamberit para Parlamentit serb: Gjuha e Vuçiqit nxit urrejtje ndaj shqiptarëve

Gazeta10
15 October 2026 - 21:25

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka komentuar videon e kandidatit për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, të realizuar para ndërtesës së Parlamentit serb.

Mustafi ka theksuar se videoja e Kamberit vjen si reagim ndaj gjuhës së përdorur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilën ai e cilëson si nxitëse të urrejtjes dhe denigruese ndaj shqiptarëve.

“Shaip Kamberi ishte para Parlamentit të Serbisë, aty ku e realizoi videon, sepse gjuha që po përdor ish-presidenti Vuçiq është gjuhë nxitëse e urrejtjes ndaj shqiptarëve”, ka deklaruar Mustafi.

Sipas tij, retorika e tillë politike është shqetësuese dhe kërkon reagim të qartë, veçanërisht kur bëhet fjalë për deklarata që prekin shqiptarët dhe marrëdhëniet ndëretnike në Serbi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.