
Edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të shkojë për takim të martën në Qeveri pas ftesës së kryeministrit Albin Kurti pas zhvillime të fundit në vend.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi.
“Bazuar në situatën e krijuar, kryetari Abdixhiku do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit”, tha Halimi për Gazetën10.
Ftesës për të marrë në këtë takim ku pritet të diskutohet për tensionet e krijuara në veri të Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht edhe dy liderët e tjerë opozitarë, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së.