Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zelenskyy buzëqesh kur pyetet nëse është bërë kokë turku për problemet e Trumpit

Gazeta10
16 October 2026 - 15:46

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer kritikat e tij të ashpra ndaj Volodymyr Zelenskyyt, duke thënë se udhëheqësi ukrainas është “më i vështirë për t’u trajtuar sesa [presidenti rus Vladimir] Putin”.

Trump, i cili së fundmi arriti një marrëveshje të diskutueshme me Moskën për importimin e naftës dizel në tregun amerikan, e cilësoi si “turp” valën e re të sulmeve të Ukrainës ndaj rafinerive ruse të naftës.

Zelenskyy i kishte pezulluar sulmet për tri ditë, me kërkesë të Trumpit për një armëpushim që do të përfshinte objektivat energjetike, por të enjten tha se ato do të rifillonin, pasi Moska nuk i kishte ndalur kurrë sulmet.

Për marrëdhëniet sërish të tensionuara mes tij dhe Trump, sot Zelenskyyt iu drejtua një pyetje nga Sky News nëse mendon se po trajtohet si “kokë turku” për problemet e brendshme të Trumpit, përpara zgjedhjeve të vështira të mesmandatit.

Në përgjigje, ai hesht për 15 sekonda dhe më pas buzëqesh, para se të thotë:

“Kjo është përgjigjja ime.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.