Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Vetëm kjo situatë e rikthen normalitetin në vend

Gazeta10
07 November 2022 - 22:14

Komentatori politik, Fidan Rama ka thënë se vetëm me një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të kthehet situate aktuale në normalitet.

Rama në Politiko tha se nuk ekziston situatë tjetër që mund ta rikthej normalitetin në vend.

“Vetëm marrëveshja është plan për tejkalimin e kësaj situate. Ku janë të përfshira zotimet edhe për Asociacionin dhe çështjet tjera. Është plan i cili e kthen një normalitet në Kosovë. S’ka situatë tjetër që e rikthen normalitetin”, tha Rama në Politiko.

Ai ka shtuar se kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq janë të interesuar që most a pranojnë një dokument të tillë, shkruan Gazeta10.

“Kjo  situatë s’mund të vazhdojë pafundësisht. Edhe zgjedhjet janë opsion, por çka prodhojnë ato është temë tjetër. Edhe Kurti edhe Vuçiq janë të interesuar që kjo çështje të shtyhet sepse nuk janë të gatshëm ta pranojnë një dokument të tillë”, theksoi Rama. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.