Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeprokurori apelon për kujdes: Të besohen vetëm informacionet zyrtare për arrestimet e zyrtarëve

Gazeta10
18 October 2026 - 10:52

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që të bazohen vetëm në informacionet zyrtare dhe të konfirmuara nga institucioni, lidhur me raportimet e fundit për arrestimin e personave zyrtarë.

Në një reagim publik, Kryeprokuroria ka theksuar se raportimet e shpërndara ditëve të fundit nga individë dhe media të caktuara kanë krijuar konfuzion në opinionin publik dhe pasiguri juridike.

Për këtë arsye, institucioni ka kërkuar që për çështjet që lidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit të mos u jepet besim informacioneve që nuk janë zyrtare dhe të konfirmuara nga vetë institucioni.

Kryeprokurori i Shtetit ka siguruar qytetarët se Prokurori i Shtetit do të trajtojë çdo rast penal në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, legjislacionin në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.