Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeverisë së Kosovës i mbushet oborri me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Gazeta10
07 November 2022 - 22:47

Në oborrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në orët e vona të mbrëmjes së sontme janë vendosur flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Raportohet se këta flamuj janë vendosur nga qytetarët, si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit në vend, transmeton Gazeta10.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta shtyej zbatimin e vendimit për targat. Vendim ky që shkaktoi që të dorëhiqen nga Institucionet e Republikës së Kosovës, pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët kanë kërkuar edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.