Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sheshi “Skënderbej” kthehet në ‘fushë betejë’, protestuesit ia mësyejnë policisë në Tiranë

Gazeta10
18 October 2026 - 17:59

Një përleshje e dhunshme mes protestuesve dhe policëve është shënuar sot në Tiranë.

Pasi pati përplasje të forta në zonën e bulevardit dhe te Bashkia e Tiranës, edhe sheshi Skënderbej u kthye në “fushë betejë”.

Protestuesit gjuajnë me gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa në një moment ata mësynë në drejtim të policisë.

Policia vazhdon që të hedhë gaz lotsjellës në mënyrë masive. Po përdoren edhe plumba gome.

Pavarësisht kësaj, protestuesit vazhdojnë të rezistojnë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.