
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të heqë dorë nga zbatimi i vendimit për targat.
“Qeveria nuk duhet tani të sprapset, është shumë vonë. Janë disa momente definuese të shtetësisë, dhe kjo mendoj që është njëra prej tyre”, ka thënë fillimisht ajo në Prime Time.
Më tej, ish-ministja ka thënë se e ka përshëndetur vendimin për sekuencim për vendimin për targa, pasi sipas saj serbët kanë pasë mjaftueshëm kohë të veprojnë.
“Sekuencimi është një lloj shtyerje, sepse ajo letra e qortimit nuk është dicka shumë e madhe që do të cënonte mirë-integrimi ne serbëve të veriut, është vetëm pretekst”, ka thënë ajo.
Më tej, Haradinaj-Stublla, ka thënë se cdo sprapsje do të cënonte shtetësinë e Kosovës./Gazeta10