Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përparim Rama ‘zbulon’ ambiciet edhe për ta marrë drejtimin e LDK-së

Gazeta10
19 October 2026 - 19:42

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Rama tha se është absolutisht i gatshëm për këtë angazhim, duke theksuar se ka pasur biseda si me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ashtu edhe me anëtarë të tjerë të partisë.

“Unë i kam ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas 12 viteve, LDK është e para në kryeqytet, dhe e kam ofruar, po them, ndihmën time gjatë gjithë kohës dhe vazhdoj me e ofru këtë ndihmë. Normal që jam i interesuar me i ndihmu Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me nxjerr prej aty ku është. Si gjithmonë, kam qenë aty për ta, jam aty për ta, do të jem aty për ta”, u shpreh Rama.

Megjithatë, ai tha se ende nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

“Ende nuk e kam marr vendimin, por besoj që po!”, u shpreh ai.

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.