Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Gazeta10
20 October 2026 - 12:14

Rizvanolli dhe Kusari-Lila para deputetëve në dhjetor, Komisioni për Ekonomi i cakton prioritetet.

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë muajit dhjetor dy ministra të linjës të raportojnë para tyre.

Në mbledhjen e së martës të këtij komisioni, është miratuar plani i punës, në muajt e mbetur të këtij viti, me ç’rast gjatë dhjetorit është paraparë raportimi i dy ministreve.

Sipas këtij plani, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ajo e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari Lila do të raportojnë në këtë komision.

Gjithashtu, në këtë mbledhje janë diskutuar edhe prioritetet për muajt e mbetur të këtij viti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.